Vetëvritet kuzhinieri më i famshëm në botë, Anthony Bourdain

Anthony Bourdain, shkrimtar i talentuar i cili i ka sjellë shikues CNN nga e gjithë bota, ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare. CNN ka konfirmuar vdekjen e Bourdain duke shkruar se bëhet fjalë për vetëvrasje.
“Është trishtim, ne mund të konfirmojmë vdekjen e mikut dhe kolegut tonë, Anthony Bourdain”, thanë përfaqësues të këtij mediumi në një deklaratë të premten në mëngjes.

“Dashuria e tij për aventura të mëdha, miqtë e rinj, ushqimi, pijet dhe historitë e shquara të botës e bënë atë një tregimtar unik, talentet e tij kurrë nuk pushuan të na habisin dhe ne do të humbasim shumë”, thuhet tutje.

Bourdain ishte në Francë duke punuar në një episod të ardhshëm të serisë së tij të çmuar CNN “Parts Unknown”.

Miku i tij i ngushtë, Eric Ripert, kuzhinier francez, zbuloi se Bourdain nuk reagoi në dhomën e tij të hotelit, të premten në mëngjes.

Nëpërmjet emisioneve televizive dhe librave të tij, ai zbuloi gjendjen njerëzore dhe ndihmoi shikuesit të mendonin ndryshe për ushqimin, udhëtimin dhe veten e tyre. Ai mbështeti popullatën e margjinalizuar dhe bëri fushatë për kushte më të sigurta të punës për stafin e restoranteve.