Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media ka dalë me një sondazh për zgjedhjet në Podujevë.

Në bazë të këtij sondazhi të cilin e ka prezantuar Besnik Bislimi, del se Shpejtim Bulliqi është kandidati i preferuar i qytetarëve për kryetar të Podujevës.

Sipas këtij sondazhi 88.5 përqind të qytetarëve janë shprehur se do të marrin pjesë në zgjedhje.

Bislimi ka thënë se sondazhi e ka nxjerrë Bulliqin fitues me 46.8 përqind të votave, pasuar nga Nexhmi Rudari me 42.6 përqind, pasuar nga Naim Fetahu i PDK-së, me 11,2 përqind.

Ai ka thënë se në bazë të këtyre sondazheve nuk do të ketë fare nevojë për balotazh.

Sondazhi është realizuar mes datave 12 dhe 15 nëntor.