Albin Kurti, leader of the Self-Determination movement (Vetevendosje), attends a campaign rally in Mitrovica, Kosovo, September 25, 2019. REUTERS/Laura Hasani

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Qeveria Hoti duhet të jap dorëheqje pas ndodhive dhe veprimeve të fundit në Kosovë.

Kusari-Lila në një pronocim për GazetaBlic ka thënë se Qeveria Hoti nuk e ka nën kontrollë gjendjen brenda institucioneve, por as jashtë saj.

Lila ka folur edhe për shkarkimet e fundit qe janë bërë nga kryeminstri Hoti, ku siç ka deklaruar ajo, të gjitha këto tregojnë se rendi dhe ligji nuk janë prioritet për ta.

“Përderisa janë duke bërë përpjekje, nga ana e tyre që t’i defunksionalizojnë institucionet e rendit, e kemi shkarkimin e drejtorit të policisë, kemi zhbërjen e trupave antikorrupsion. Dhe bashkë këto, në vazhdimësi po tregojnë se rendi dhe ligji nuk janë prioritet për ta, por janë pengesa serioze në kuadër të institucioneve”, tha ajo. 

Tutje, ka thënë ajo se skandalet e njëpasnjëshme nuk janë skandale të cilat duhet t’i atribuohen disa individëve apo një ministrie, por janë skandale të qeverisë, për të cilat qeveria pa pritur t’i rrëzojë tjetërkush, ata duhet të japin dorëheqje.

“Nuk janë më skandalet që mund t’i atribuohen disa individëve apo një ministrie, por këto janë skandale të tërë qeverisë. Për këto skandale, qeveria pa pritur që t’i rrëzoj tjetërkush ata duhet të japin dorëheqje”, thotë Kusari-Lila. 

Në ditën e njëjtë kur është zbuluar skandali për vjedhjen e rreth 2 milionë eurove në Thesarin e Shtetit, një tjetër vjedhje ka ndodhur në institucionet e Kosovës.

Dje nga Thesari i Shtetit u vodhën mbi 2.1 milionë euro, me ç’rast u arrestua një zyrtar i Ministrisë së Financave, kurse dy persona të tjerë janë në arrati.

Një tjetër veprim ndodhi edhe në  se mëngjesin e sotëm është raportuar se ka ndodhur një vjedhje në Agjensinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtori Ekzekutiv i AUV’it, Naser Krasniqi, është deklaruar për media pas këtij rasti.

Drejtori ekzekutiv këtë agjenci, Naser Krasniqi, në një konferencë për medie, ka konfirmuar se të enjten nga ora 12 deri në ora 4 të mëngjesit, në këtë institucion kanë hyrë persona të panjohur dhe kanë vjedhur një kasafortë.