Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se nesër nga ora 19:00 do të mbaj një takim mobilizues në fshatin Bradash i cili njihet si “qerdhja” e kryetarit të degës së LDK-së në Podujevë, Agim Veliut, shkruan Llapi.info.

Në këtë takim pritet të marrë pjesë kryetari i dëgës së LVV në Podujevë Bajram Ajeti, ish deputetja Albulena Haxhiu, anëtari Ajet Potera si dhe Xhelal Sfeqla.

Takimi do të mbahet në Odën tek “Lagja Maloku”/Llapi.info.