Vetëvendosje ka dërguar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për mos-certifikimin e listës së kandidatëve për deputetë nga KQZ-ja.

Kjo është konfirmuar nga vet Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

VV e ka dorëzuar në fund të afatit këtë ankesë teksa PZAP ka afat 72 orë për të shqyrtuar dhe për të marrë vendim për këto ankesa.

Para VV-së, në PZAP janë ankuar edhe Nisma Socialdemokrate, AAK dhe parti të tjera.

Ankesa ka të bëj me mos-certifikimin e kandidatëve për deputetë pasi që të njëjtit kanë pasur një dënim të formës së prerë nga gjykata në tre vitet e fundit.

Në mesin e kandidatëve që nuk janë certifikuar është edhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.