Vetëvaret me litar 38-vjeçari, dyshime për depresion

I ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur me litar në banesën e tij një 38-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ndërsa mendohet se viktima Julian Hako, e ka ndërmarrë aktin e rëndë në kushtet e depresionit.

Mësohet se shkak për vetëvrasjen është bërë zgjatja pa fund e proceseve gjyqësore për rikthimin e banesës 34 metra katrorë në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet, e cila i është marrë familjes Hako në kohën kur ishin në emigrim.

Sipas të dhënave, banesa pa dijeninë e familjes Hako është shitur dhe rishitur të paktën 5 herë.

Sipas policisë, në vitin 2004 Bardhyl Hako, babai i Julianit hap proces gjyqësor për rikthimin e banesës që i kishin marrë me pa të drejtë. Por pas 11 vitesh përplasjesh, familja Hako nuk ka gjetur zgjidhje.

Në kushtet e një depresioni, 38-vjeçari i ka dhënë fund jetës. Bardhyl Hako, babai i viktimës, në një prononcim për mediat është shprehur se, përgjegjës për vdekjen e djalit të tij janë zvarritjet e pafundme të proceseve gjyqësore, pavarësisht se i kishin fituar në 3 shkallë, transmeton Shekulli.

“Shteti është përgjegjës për vdekjen e djalit tim. I kanë marrë banesën dhe nuk ia kthyen, ndaj vrau veten Juliani sot (dje). Këtu nuk ka shtet, ka marrë fund gjithçka”, thotë Bardhyli.

SHARE
Previous articleSot, dita e vjeljes së mollës
Next articleKadaif