Një grup i ushtarëve të pakënaqur të UÇK-së janë shprehur të irrituar me listat me numër të madh të veteranëve.

Për këtë arsye, ata, nesër do protestojnë në sheshin “Skënderbeu” duke filluar nga ora 11:00.

Kjo është ftesa e tyre:

“Ftojmë veteranët e vërtetë te Protestojnë!

Me 10 .04 .2018 ora 11.00 qe ne Sheshin Skënderbeu te mblidhemi për te marr vendime e duhura.

Duke i parë manipulimet dhe përfitimët me listat e vetërantve si dhe manipulimet me invalidët qe jan duke i ber sot. ftojme te gjithë veterantet , invalidet si dhe te gjithë ata qe ja duan te miren keti vendi qe te na bashkëohenë ne protest per ti drejtuar kërkesat tona:

1 Pastrimin e listave te veteranvë

2 Njohja e statatutit te invalidit te gjithe atyre qe si pasoj e luftesë vujne nga smundjet e ndryshme.

3 dhe shkarkimi i komisonit invalidor i tanishëm i cili Luftëtaret e vërtet po i konsideron si kriminel dhe po jav refuzon njohjen kurse ata që ikan ble certifikatat me lek po e kalojn shkallen e invalitetit… të gjitha këto të këqia që po ju ndodhin tash e sa vite Veteranëve krejt është faji i Shoqatave dhe njerzve të korruptuem mbrenda tyre…..

Qonu burra ngritne zanin…”, thuhet në thirrjen e tyre