Barcelona është duke kaluar nëpër një krizë financiare shkaku i pandemisë Covid-19.

Duke marrë parasysh krizën, katalunasit nuk arritën të blinin edhe lojtarët që i kishin në listën e dëshirave.

Kriza vazhdon të mbretërojë në klubin katalunas që i ka bërë kërkesë futbollistëve të saj të ulin pagat e tyre.

Kjo kërkesë e klubit nuk është pranuar nga shumica e futbollistëve të cilët janë kundër t’i zvogëlojnë pagat e tyre.

Vetëm tre futbollistë të Barcelonës kanë pranuar ulje dhe ata janë portieri Marc-Andre Ter Stegen, mbrojtësi Clement Lenglet si dhe mesfushori Frenkie de Jong.

Lajmi është dhënë në Twitter nga gazetari i Radio Katalunisë, Jordi Borda.

“Ter Stegen, Lenglet dhe De Jong janë tre lojtarët e vetëm të Barçës që kanë nënshkruar duke thënë se pranojnë uljen e pagës”, ka shkruar Borda.

Me të dal ky lajm në media, tifozët e Barcelonës kanë shpërthyer ndaj pjesës tjetër të skuadrës që nuk ka shpreh gatishmëri për ta ndihmuar klubin në këto momente të vështira.

Shumica nga ta janë irrituar me lojtarët e akademisë si Lionel Messi, Sergio Busquets, Gerrard Pique, Sergi Roberto e të tjerët që kanë paga shumë herë më të larta dhe nuk kanë pranuar ulje.

Ka edhe nga ata që mendojnë se Ter Stegen duhet të jetë kapiteni i parë, De Jong i dyti dhe Lenglet i treti.

Gjithsesi gjesti i këtyre tre futbollistëve ka bërë që tifozët t’i bëjnë idhuj të rinj, ndërsa lojtarët e vjetër tanimë nuk po preferohen shumë nga katalunasit.