Gazetari, Parim Olluri, ka thënë se vjedhja e parave nga Thesari i Shtetit ishte e pritshme pas shumë institucioneve që dyshohet se janë vjedhur në Kosovë.

“Vetëm thesari kishte mbetur pa u vjedhur, ishte e pritshme”, ka thënë ai.

“Pas vjedhjes së parave nga buxheti i Kosovës, dhoma e dëshmive në Policie shumë të tjera, vetëm edhe kjo pritej”, shtoi ai në Pressing.

Tutje Olluri tha se duhet të ketë qenë një sistem i korruptuar që e ka kryer krejt transaksionet.

“Duke pasur parasysh punësimet e shumta që janë bërë për një kohë të shkurtër. Ka qenë e pa evitueshme që edhe kjo të ndodhte. Më e keqja është se kjo konsiderohet sikur shkathtësi. Njerëzit që arrijnë të nxjerrin para nga shteti konsiderohen sikur të shkathët” , shtoi ai.