Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 21:00 në fshatin Gllamnik të Podujevës, raporton Llapi.info.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar pesë persona. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 31.07.2020, rreth orës 21:00, policia është njoftuar për një aksident (vet-aksident) trafiku. Aksidentit ka ndodhur në fshatin Gllamnik të Podujevës. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia policore e trafikut po merret me rastin”, ka thënë ai./Llapi.info