Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Sekiraçë, raporton Llapi.info.

Sipas dëshmitarëve, të cilët edhe kanë dërguar pamje në Llapi.info, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Përveç dëmeve të mëdha materiale, nuk dihet se a ka persona të lënduar. Për këtë, Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës.

Ndërkaq, ekipet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, në nivel vendi kanë ndodhur 50 aksidente trafiku. Prej tyre, 24 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info