Një vet-aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, raporton Llapi.info

Në pamjet e siguruara nga Llapi.info shihet se në këtë rrugë, një automjet ka dal matanë rrugës, kështu duke u rrokullisur.

Nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e kësaj përmbysjeje.

Ndërkohë, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 38 aksidente, ku prej tyre 12 kanë qenë me të lënduar./Llapi.info