Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se do të rrisë fondin e mbështetjes për të rinj me anë të së cilit synon të ndalojë ikjen e të rinjve nga Kosova.

Veseli përmes facebook ka shtuar se do t’i përkrahin idetë e të rinjve duke hapur edhe vende të reja të punës, ndërsa ka bërë të ditur se ka vizituar një nga bizneset e hapura për dizajn e rrobaqepësia.

“Është një biznes modest, por shumë i rëndësishëm për të riun Visar Xhema. Me një mbështetje prej 4900 euro nga Fondi i Rinisë së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ai ka arritur të hapë biznesin e tij të dizajnit dhe rrobaqepësisë, ku ka punësuar pesë të rinj.

Të rinjtë e talentuar, me mbështetjen e shtetit, do të arrijnë shumë shpejt të hapin biznese të vogla e të mesme dhe ta zhvillojnë karrierën e tyre në Kosovë.

Unë do të rris fondin e mbështetjes për Start-up të rinj dhe përmes kësaj mbështetjeje do ta mbajmë rininë këtu, duke përkrahur idetë e tyre dhe duke hapur vende të reja të punës”.