Veseli: Muaji i parë i çdo viti na rikujton historinë tonë me...

Veseli: Muaji i parë i çdo viti na rikujton historinë tonë me shumë dhimbje

31 janari i vitit 1997 është dita kur kanë rënë dëshmor Zahir Pajazi, së bashku me dy shokët e tij bashkëluftëtar Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.

Në këtë ditë çdo herë bëhen homazhe pran shtatores së Zahirit, dhe aty sot ka bërë homazhe edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, transmeton Koha.net.

Ai përveç se është prononcuar për media, ka shkruar edhe në Facebook për këtë ditë.

Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë:

“Muaji i parë i çdo viti na sjell rikujtesën e historisë tonë me shumë dhimbje, sepse nga ne u ndanë një plejadë e tërë e patriotëve e heronj kombëtar.

Në këtë vargan të historisë sonë të dhimbshme, vend të veçantë zënë organizatori dhe komandanti i njësiteve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti me shokët e pandarë Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Rënia e tyre, në fundjanarin e 1997-tës, rirreshtoi forcat çlirimtare duke u dendësuar radhët dhe duke sjellë vlerën e sakrificës si dëshmi se liria është më e shtrenjtë se jeta.

I përjetshëm është kujtimi për Zahirin, Hakifin dhe Edmondin. Lavdi dëshmorëve të kombit!”.