Veseli: Kadare, krenaria e kulturës shqiptare në botë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ia ka uruar ditëlindjen shkrimtarit Ismajl Kadare.

“Sot është 80 vjetori i lindjes së shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadaresë. I krahasuar me figurat më të mëdha të letërsisë botërore si Dostojevski, Kafka, Tolstoji, Xhojsi, Kadare, sot, është krenaria e kulturës shqiptare në botë”, ka shkruar Veseli.