Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë bërë homazhe pranë arkivoleve të dëshmorëve Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi.

Gjithashtu bashkëluftëtarë e qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe pranë arkivoleve të dy dëshmorëve.
Homazhet për dëshmorët kanë filluar në ora 10 dhe pritet të vazhdojnë deri në ora 12, raporton EO.

Pas homazheve në Teatrit Kombëtar mbahet akademia përkujtinore për dy dëshmorët.Ndërsa në orën 14 ata do të rivarrosen në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë.

Qeveria e Kosovës kohë më parë kishte marrë vendimin për kthimin e eshtrave të Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit në vendlindje. Qazim Jakupi është babai i këngëtares Leonora Jakupi.