Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se edhe beteja me Gjykatën Speciale do të jetë triumfuese për Kosovën, duke shprehur kështu përkrahjen e tij ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi, i cili sot do të intervistohet nga Gjykata Speciale në Hagë.

Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë e drejtë, e pastër e triumfuese.

“Triumfuese do të jetë edhe kjo betejë e Kosovës, në të cilën sërish do të jemi bashkë me vëllain tim nga lufta, Hashim Thaçi. Sepse, e drejtë, e pastër dhe triumfuese ishte edhe lufta jonë çlirimtare. Prandaj, po, dielli do të lindë përsëri”, shkruan Veseli.

Ndryshe, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot pritet të intervistohet nga Prokuroria Speciale në Hagë.


Mbrëmë pak përpara nisjen për në Hagë presidenti Thaçi tha se është nisur drejtë Hagës për të filluar e fituar një betejë të re, kësaj here me drejtësinë ndërkombëtare e cila e ka vendosur nën dyshimin si i përfshirë në krime lufte, shkruan Telegrafi.