Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ishte i pranishëm në ceremoninë e zbulimit të shtatoreve të heronjve në Podujevë, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, njofton Llapi.info

Ai ka thënë se asnjëherë nuk do të harrohet sakrifica e njerëzve më të mirë që janë dhënë për liri, raporton Indeksonline.

“31 janari ka qenë shumë i rëndë për popullin tonë dhe për ushtrinë tonë të UÇK-së. Por ka qenë edhe një mesazh se nuk do të ndalemi në përpjekjen për të penguar luftën tonë të drejtë. Para ardhjes këtu kam pasur një thirrje nga kryeministri që qysh nesër qeveria e Kosovës do t’i vë emrin kësaj rruge atë të dëshmorëve”, theksoi Kadri  Veseli./Llapi.info