Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, bashkë me disa nga ish-luftëtarët e tjerë të UÇK-së, në prag të 28 nëntorit, kanë vendosur 41 flamuj në kufirin Kosovë-Shqipëri për 41 dëshmorët e rënë në këtë vend.

“Sot me bashkëluftëtarë i vendosëm 41 flamuj kombëtar në shenjë nderimi për 41 dëshmorët e rënë në kufirin shqiptaro-shqiptar”, shkroi Qeriqi..

Ai ka publikuar edhe videot derisa vendosen flamujt për nderimin e bashkëluftëtarëve.