Të rinjtë e Qendrës Rinore Blue sot kanë vendosur dy tabela për njoftime ku nga tani qytetaërt mund t’i vendosin njoftimet, shkruan Llapi.info.

Para vendosjes së tyre, janë pastruar pemët e qytetit nga të cilat janë larguar njoftimet e vjetërsuara.

Qëllim i këtij projekti është që të sigurohet një ambient më i mirë për qytetarët e Podujevës dhe të ketë një organizim për vendosjen e njoftimeve.

Kryetari i “Qendrës Rinore Blue”, Gëzim Haliti tha se përmes këtij projekti synohet vetëdijesimi i qytetarëve që të mos prishet ambienti dhe të ketë një vend të caktuar për vendosjen e njoftimeve.

“Qendra Rinore Blue përmes këtij projekti të financuar nga Komuna e Podujevës sot ka vendosur dy tabela për njoftime, njëra në qendër të Podujevës dhe në pjesën e Lumit Llap, ku qytetarët tani do të kenë mundësi ti vendosin njoftimet për Podujevë. Nga tani qytetarët e Podujevës t’i vendosin njoftimet në këto tabela dhe jo në pemë. Qëllimi i realizimit të këtij projekti ka qenë që të vetëdijesohen qytetarët që të mos e prishin ambientin dhe njoftimet në Podujevë të vendosen në këto tabela pasi që e dijmë se vendosja e këtyre njoftimeve deri tani është bërë në mënyrë jo të mirë”., tha ai.

Në finalizimin e projektit të financuar nga komuna e Podujevës mori pjesë edhe i pari i Podujevës Agim Veliu i cili i inkurajoi të rinjët për të punuar për të mirën e qytetit.

Ndërsa, gjatë pastrimit të pemëve gjithashtu janë larguar edhe disa posterë të disa partive politike të cilat në zgjedhjet qendrore i kanë vendosur dhe nuk i kanë larguar pas përfundimit të tyre