Gjykata e Lartë ka konfirmuar se Joe Bideni ka dal fitues kundrejt Donald Trumpit edhe në Nevada, në zgjedhjet e 4 nëntorit.

Shtatë gjyqtarë në mënyrë unanime vendosën pro Bidenit, i cili ka marrë gjashtë vota elektorale nga Nevada.

Procedura gjyqësore shkaktoi kontroll shtesë mes përpjekjeve ligjore nga stafi i Trumpit dhe Partia Republikane për të parandaluar pranimin e të gjitha 1.82 milion votave të dërguara me postë dhe për të ndaluar numërimin e 1.4 milion votave të tjera.

Bideni fitoi në Nevada me një epërsi prej 33.596 votash, ose 50.06 për qind, ndërsa Trumpi mori 47.67 për qind të votave, transmeton KP.

Pjesëmarrja e më shumë se 1.8 milion votuesve të regjistruar në Nevada ishte pothuajse 77.3 për qind, ndërsa ishte 76.8 për qind gjatë zgjedhjeve presidenciale 2016, kur demokratja Hillary Clinton fitoi Nevadan me më pak se 2.5 për qind avantazh ndaj Trumpit.

Disa shtete të tjera federale amerikane pritet të konfirmojnë rezultatet e zgjedhjeve sot.