Afrika e Jugut është vendi më jugor në kontinentin Afrikan. Oqeani Atlantik dhe Oqeani Indian shtrihen në jug të tij, shkruan sot Koha Ditore.

Johannesburgu është qendra biznesore e vendit dhe një nga qytetet më të mëdha të tij. Afrika e Jugut i ka tri kryeqytete. Pretoria është qendra administrative, ndërsa Cape Town është vendi ku takohet legjislatura. Kryeqyteti gjyqësor, Bloemfontein, është qendra e sistemit gjyqësor të vendit. Afrika e Jugut është një vend i bukur me shumë male. Majat më të larta janë pothuajse 3.350 metra të larta.

Një pjesë e madhe e vendit shtrihet në një rrafshnaltë të quajtur Karoo. Formacionet shkëmbore të Karoosë janë të vjetra më shumë se 200 milionë vjet. Për shkak se klima e Afrikës së Jugut është e thatë, njerëzit duhet ta kursejnë ujin. Reshjet e kufizuara të shiut i mbështesin savanat dhe, në zonat më të larta, kullotat me pak pemë. Vendi i ka më shumë se 20.000 lloje bimësh lulëzuese.

Por vetëm kaçubat dhe shkurret e shpërndara rriten në Karoonë e thatë. Kafshët e shumta të egra të vendit përfshijnë luanët, leopardët, elefantët dhe rinoqerontët. Gjithashtu ekzistojnë hipopotamët, babunët, antilopat, çakallet dhe buajt.