KEDS ka njoftuar përmes një kumtese se të shtunën e 28 tetorit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa vende në Podujevë.

Disa fshatra të saj, do të përballen me mungesë të energjisë elektrike deri në 3 orë, njofton Llapi.info

Ja vendet ku do të ketë ndërprerje:

Më 28.10.2017 në Podujeva do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Letanci prej orës 9:00-12:00 dhe 15:00-18:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Obranqë, Peran, Obranqë 1, 2, 3, Bradash, Bajqinë, Katunishtë, Lepajë, Dobratin 1 dhe Ferma e Pulave Peran.

Arsyeja e ndërprerjes: Energjizimi transformatorit të ri./Llapi.info