KEDS ka njoftuar se edhe nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa lokalitete të Kosovës. Në mesin e këtyre lokaliteteve është edhe Podujeva, ku disa fshatra të saj do të përballen me ndërprerje të rrymës deri në 4 orë, njofton Llapi.info.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet prej orës 08:00 deri ne ora 12:00, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gibovci, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci1 dhe 2,Orllani, Vikendicat,Te Zahir Pajaziti, Obranxha, një pjesë e Bradashit dhe Katunishta.

Kurse, prej orës 16:00 deri në ora 20:00, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Spitali, Kombinati, Bankosi dhe Sh.f. “Shaban Shala”, Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.

Ndërsa, prej orës 12:00 deri në ora 16:00 pa energji elektrike do të mbesin: Dumnicë, Llaushë, Doberdol, Zakut, Kërpimeh, Metehi, Repë, Tashevc, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylejvicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull dhe Marincë./Llapi.info