Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se të hënën (31 maj), do të kryhen punime në rrjet, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas KEDS-it, reduktimet do të zgjasin deri në pesë orë, ndërkohë që pa rrymë do të përballet edhe qyteti i Podujevës.

“TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Podujeva 4 (Kodi: 14000004) prej orës 08:00 deri ne ora 13:00. Vendet: Rr.Zahir Pajaziti, Lagjja e Kuvajtit, afër Hotel Besiana. Arsyeja: Energjizimi i TS-it”, ka njoftuar KEDS-i./Llapi.info