KEDS njofton për vendet që do të mbesin pa rrymë në ditët në vazhdim si pasojë e ndërprerjeve të planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit nëpër distrikte, transmeton Llapi.info.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, prej orës 12:00 deri në ora 16:00, pa furnizim me energji elektrike do te mbesin: Obranxha, Perani, Bajqina, Bradashi, Katunishta, Lepaja, Dobratini, Revuqi, Pakashtica.

Prej orës 08:00 deri në ora 12:00 pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Dumnicë, Llaushë, Doberdol, Zakut, Kërpimeh, Metehi, Repë, Tashevc, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylejvicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull dhe Marincë.

Kurse, prej orës 12:00 deri në ora 16:00 pa energji elektrike do të mbesin fsahtrat: Kushevë, Gibovci, Shkolla e vjetër, Xhamia e vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci1 dhe 2,Orllani,Vikendicat,Te Zahir Pajaziti./Llapi.info