Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se pasnesër do të kryhen punime në rrjet, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime do të zgjasin disa orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.

“TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: LP 10kV Fshatrat 2 (kod: 14000010) nga ora 10:00 deri 14:00.

Vendet: Fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.

Arsyeja: Përmasimi i vërejtjeve nga pranimet teknike, sipas pëlqimit elektro-energjetik”, thuhet në njoftim./Llapi.info