Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se nesër do të kryhen punime në rrjet, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime do të bëhen për shkak pastrimit të trasesë tek parku i qytetit në LP 35kV Podujevë – Koliq.

“Nga  TS 220/35/10kV Podujeva, NS 35/10kV Batllava (kodi 140150),  pa tension do të mbesin të gjitha daljet 10kV  prej orës 00:10  deri në ora 00:40.

TS Halabak, TS Dyzi 1 dhe 2, TS Tërrnavë, TS Vanovcë dhe TS Bellopojë 1,2,3,4 TS Private (Bellopojë), Ujësjellësi rajonal “Batllava”, Batllava, Gërdovci, Bellopoja dhe Lluga, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci 1 dhe 2,Orllani, Vikendicat, Te Zahir Pajaziti”, thuhet në njoftim./Llapi.info