Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se nesër do të kryhen punime në rrjet, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas KEDS-it, reduktimet do të zgjasin deri në katër orë, ndërkohë që të njëjtin do të nisin që nga ora 10:00 e mëngjesit, gjerë në ora 14:00.

“Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV FAN Zahir Pajaziti (kodi: 14000014) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: FAN, Zahir Pajaziti, Letanc te Rexha, Smajlovit, Bajçinë, Kërpimeh, Repë, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylevicë, Brecë,Tërnavicë, Murgull, Zakutë, Metehi dhe Dobërdol.

Arsyeja: Revizion i Daljes”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Llapi.info