KEDS-i ka njoftuar se për shkak të punimeve në rrjet do ketë ndërprerje të energjisë në disa vende të Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas KEDS-it, me reduktime banorët e kësaj komune do të ballafaqohen të hënën dhe të martën. Sipas njoftimit të lëshuar nga kjo kompani, reduktime do të ketë nga katër deri në gjashtë orë.

“Në TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Fshatrat 2 (Kodi 14000010) nga ora 10:00 deri në ora 14:00.

Vendet: fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë. Arsyeja: Ndërrimi i shtyllave në Zhegrovë.

TS 220/35/10(20)kV Podujeva nga dalja 10kV Podujeva 1 do të ndërprehet: TS 10/0.4kV TS Blakqorët (Kodi: 14000001005 ) nga ora 10:00 – 16:00.

Vendet: rr. Skënderbeu te Blakqorët. Arsyeja: Zgjerimi dhe Përforcimi i Rrjetit 2019“, LOT 10 Prishtina”, thuhet në njoftim.

“TS 220/35/10(20)kV Podujeva nga dalja 10kV Podujeva 1 do të ndërprehet: TS 10/0.4kV TS Blakqorët (Kodi: 14000001005 ) nga ora 10:00 – 16:00.

Vendet: rr. Skëndrbeu te Blakqorët. Arsyeja: Zgjerimi dhe Përforcimi i Rrjetit 2019“, LOT 10 Prishtina”, janë vendet që do të mbesin pa rrymë të martën./Llapi.info