Është publikuar orari më i ri i reduktimeve të rrymës elektrike dhe për vendet që do të mbesin pa të në Podujevë, raporton Llapi.info.

Në njoftimin e lëshuar nga Kompania për Shpërndarje dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS tregohet edhe sa do të zgjasin këto reduktime.

Sipas KEDS-it, arsyeja e ndërprerjes së energjisë bëhet për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit.

Nga NS 220/35/10kV Podujevë – Dalja 10kV Fan Z.Pajaziti (kodi: 14000014) do të ndërprehet: NS 10/0.4kV – Kodi: 14000014174, 176, 180, 183, 178, 185, 186, 184 dhe 149 nga ora 10:30 deri në ora 13:00.

Vendet: fshatrat: Pollatë, Zhiti, Brecë, Sllatinë, Murgull, Tërnavicë dhe Reçicë.

Arsyeja: ndërrimi i bazave të STM në TS Sylejvicë dhe riparimi i ormanit të tensionit të ulët”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Llapi.info