Bullgaria është vendi më i lirë në Bashkimin Evropian për konsumim të të mirave dhe shërbimeve, derisa Danimarka është vendi më i shtrenjtë, sipas të dhënave të fundit të Eurostat.
Të dhënat që përfshijnë çmimet për produkte dhe shërbime, përfshirë, ushqimin, edukimin, shërbimin shëndetësor dhe strehimin, ku tregon se Bullgaria ka qenë vendi më i lirë në bllok gjatë vitit 2017 me 56% nën mesataren e BE-së, shkruan Euronews.

Rumania është vendi i dytë më i lirë me 52% nën mesatare, përcjellë nga Polonia, Hungaria dhe Lituania.

Në anën tjetër, niveli i çmimeve në Danimarkë dhe Luksemburg kanë qenë 41% mbi mesataren e BE-së, derisa Suedia, Irlanda, Finlanda dhe Britania e Madhe kanë qenë vendet më të shtrenjta për të jetuar.

Të dhënat tregojnë se Danimarka është vendi më i shtrenjtë për restorante dhe hotele; ushqim, rekreacion dhe kulturë; transport dhe pajisje shtëpiake./klankosova/