Në deklaratën e policisë thuhet se më 18 korrik 2021, rreth orës 5 e 55 të pasdites, në rrugën “Kolaçinska” në Mitrovicë, në objektin e pazarit “Lazar”, një sulmues i maskuar u përpoq t’i merrte para pronarit të dyqanit nën kërcënim të thikës.

Ngjarja u vu re edhe nga kamerat e vëzhgimit në ndërtesë dhe në rrugën përpara lokalit, shkruan Nova.rs.

Pronari i dyqanit reagoi i qetë dhe parandaloi grabitjen, ai madje e dëboi sulmuesin nga lokali.

Të nesërmen, oficerët e policisë gjetën dhe arrestuan të dyshuarin dhe gjatë kontrollit, pranë tij u gjet një thikë, e cila supozohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale.

Veprimet e mëtejshme hetimore vërtetuan se i njëjti person ka kryer grabitje nga viti 2019 në Mitrovicë, e cila nuk është sqaruar deri më tani.

Pas provave të paraqitura, prokurori urdhëroi që i arrestuari të mbahej në paraburgim për 48 orë.