Ekipi i përbërë nga mjekë familjarë, stomatologë dhe infermier sot filluan vizitat sistematike në shkollat në Podujevë me ç’rast u shoqëruan nga i pari i komunës së Podujevës Agim Veliu në ShfMU “Shaban Shala” në Podujevë.

Veliu përmes një postimi në Facebook ka shkruajtur se me kontrollin sistematik, synohet parandalimi i sëmundjeve të ndryshme dhe edukimi shëndetësor, por as në këtë rast qytetarët nuk kanë lënë pa akuzuar Veliun se këto po i bënë për shkak të afrimit të zgjedhjeve.

Në në koment në postimin e Veliut një qytetarë e ka pyetur atë se kë po e kopjon.

“Zgjedhjet po afrohen a thu kon e ke kopju”.

Postimi i plotë: