I pari i Podujevës Agim Veliu ka uruar festën e Fiter Bajramit. Përmes një postimi në Fb, Veliu ka thënë që kjo në këtë ditë feste në familjet tuaja të mbretërojë paqja, respekti dhe toleranca, vlera këto të cilat janë të përhershme në shoqërinë tonë.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Fitër Bajrami shënon fundin e muajit të bekuar të Ramazanit, muajin e përkushtimit dhe adhurimit ndaj Zotit dhe respektit e solidaritetit për njëri – tjetrin.

Uroj, që në këtë ditë feste në familjet tuaja të mbretërojë paqja, respekti dhe toleranca, vlera këto të cilat janë të përhershme në shoqërinë tonë.

Urime Fitër Bajrami!