Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Podujevës, Agim Veliu, ka vlerësuar se është vështirë të bashkëpunohet me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ka thënë se LDK nuk përputhet me politikat e VV’së

“ Nuk shoh që mund të ketë ndonjë bashkëpunim me Vetëvendosjen. Me këtë lëvizje është vështirë të gjendet një gjuhë e përbashkët. Ne dhe VV kemi qëndrime të ndryshme për shumë çështje. LDK nuk mund të përputhet me politikat e VV’së”, ka thënë ai në një intervistë në Televizionin T7.