Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, në 19 vjetorin e vrasjes së Enver Malokut, e ka përkujtuar atë si një njeri të urtë e punëtor, transmeton Llapi.info.

Ai përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shkruar se qytetarët e Kosovës, për të cilët Enveri nuk rreshti së punuari deri në ditën e fundit të jetës së tij, nuk do të jenë të qetë deri në zbardhjen e vrasjes së Enverit dhe sjelljen para drejtësisë të atyre që vranë edhe veprimtarët e tjerë të LDK-së.

Statusi i plotë i tij:

Në 19-vjetorin e vrasjes, kujtojmë e nderojmë Enver Malokun, bashkëpunëtorin e Presidentit Ibrahim Rugova, veprimtarit të çështjes kombëtare dhe aktivistit të ditëve të para të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Njeriu i urtë, e punëtor, penda e të cilit ishte dritarja e vetme e informimit në ditët më të errëta të Kosovës.
Qytetarët e Kosovës, për të cilët Enveri nuk rreshti së punuari deri në ditën e fundit të jetës së tij, nuk do të jenë të qetë deri në zbardhjen e vrasjes së Enverit dhe sjelljen para drejtësisë të atyre që vranë edhe veprimtarët e tjerë të LDK-së.
I përjetshëm kujtimi për Enver Malokun!