“Edhe një vit pas ikjes nga ne, dhembja dhe zbrazëtia që la ai vazhdon të mbetet po aq e madhe për familjen e nderuar Kikaj, familjen e tij politike – LDK-në dhe për politikëbërjen kosovare, ku Kikaj shërbeu me kurajë të jashtëzakonshme, guxim dhe instinkt të rrallë politik.”

Kështu ka shkruar kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu në rrjetin e tij social Facebook me rastin e një vjetorit të vdekjes së ish- deputetit të LDK-së, Agim Kikaj, njofton Llapi.info.

Veliu ka shkruar se e kujton Kikajn si një politikan të përmasave kombëtare dhe një shëmbëlltyrë e njeriut të vullnetit, guximit dhe dijes.

Më poshtë edhe postimi i plotë i Veliut:

Në përvjetorin e parë të shkuarjes në amshim, sot e përkujtojmë kolegun, bashkëpunëtorin dhe mikun e ngushtë, Agim Kikaj.
E kujtojmë njeriun e idealeve të larta, deputetin e vyeshëm të Kuvendit të Kosovës, anëtarin e Kryesisë së Degës së LDK-se në Podujevë dhe veprimtarin e devotshëm të çështjes kombëtare.
Edhe një vit pas ikjes nga ne, dhembja dhe zbrazëtia që la ai vazhdon të mbetet po aq e madhe për familjen e nderuar Kikaj, familjen e tij politike – LDK-në dhe për politikëbërjen kosovare, ku Kikaj shërbeu me kurajë të jashtëzakonshme, guxim dhe instinkt të rrallë politik.
Gjithmonë do ta kujtojmë Agimin, si një politikan të përmasave kombëtare dhe një shëmbëlltyrë e njeriut të vullnetit, guximit dhe dijes.
Urtësia dhe përkushtimi i tij për vendin gjithmonë do të mbeten burim frymëzimi për punë e sakrificë në dobi të atdheut, për të cilin punoi deri në ditën e fundit