Sot në ceremoninë e përurimit të shtatoreve në Podujevë, Kryetari i Komunës së Podujevës AgimVeliu në fjalimin e tij tha se për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në “Bulevardin e Dëshmorëve do të vije shtatorja e heroit Ali Ajeti, shkruan Llapi.info.

“Pas pak ditësh në qytetin tonë do të vie edhe shtatorja e heroit Ali Ajeti, e cila do të vendoset në 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, në “Bulevardin e Dëshmorëve”, tha Veliu.