Kryetari i Komunës së Podujevës dhe njëherësh edhe nënkryetar i LDK-së, Agim Veliu ka uruar transformimin e FSK-së në ushtri, transmeton Llapi.info

“Në këtë 14 dhjetor historik, kujtojmë bijat dhe bijtë e Kosovës që në periudha të ndryshme historike ranë që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur”, ka shkruar në Facebook Veliu.

Postimi i plotë:

Urime Ushtrinë Kosovë!

Një hap i madh i shtetndërtimit. LDK, e dëshmuar, sot e gjithmonë për shtet dhe zhvillim.
Parti institucionaliste me veprim politik unik për interesat e vendit.
Në miqësi të përjetshme me SHBA-në, e ndërtuar nga Presidenti Ibrahim Rugova. Miqësi që përherë vetëm të mira i solli vendit tonë.

Ushtria jonë që mori rrugē sot me përkrahjen e miqve dhe aleatëve historik, destinacion do ta ketë NATO-n, për t’i kontribuar paqes në mbarë Botën.

Në këtë 14 dhjetor historik, kujtojmë bijat dhe bijtë e Kosovës që në periudha të ndryshme historike ranë që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur.