Kreu i Komunës së Podujevës, Agim Veliu i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë në këtë komunë, Vezir Januzi ka marrë pjesë në fillimin e ndërtimit të serës së parë për këtë vit, njofton Llapi.info.

I pari i Podujevës me rastin e fillimit të kësaj sere ka theksuar se këtë vit do të ndërtohen 100 sera me hapësirë prej 100 m2.

“Filluam ndërtimin e serës së parë për këtë vit. Përfituesi është Jahir Babatinca. Këtë vit do të ndërtohen 100 sera me hapësirë prej 100 m2, subvencion për fermerët nga Komuna e Podujevës”, ka shkruar Veliu në Facebook, duke shtuar se projekti do të përmbyllet brenda një muaji./Llapi.info.

Image may contain: 2 people, people standing, sky and outdoor