Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, në emër të kësaj partie ka kundërshtuar shkarkimin e bordit të RTK-së.

Në seancën ku po diskutohet për këtë çështje, Veliu ka thënë se si subjekt distancohen nga ndërhyrja në televizioni publik që partia në pushtet po synon.

“Ajo çfarë po ndodhë e çfarë po shohim në këta tre muaj të kësaj qeverisje është sulm ndaj fjalës së lirë. Brigadat aktuale të partisë në pushtet sulmojnë çdo person që nuk mundon sikur ata. Çdo kush që nuk ka mendim të njëjtë me liderin e tyre, bëhet cak i sulmit të tyre. Mendoj që RTK-ja ka pasur nevojë për një auditim të thellë dhe të kërkohej llogari individuale dhe jo kolektive. Kjo çfarë po ndodhë sot është një njollë e zezë për demokracinë tonë e për të cilin do të reagojnë edhe ndërkombëtarët. Kjo është kapje klasike e transmetuesit publik. LDK distancohet nga ndërhyrja në këtë institucion”, ka thënë Veliu.