Reagimet e para kanë ardhur nga Qeveria Kurti për marrëveshjen e arritur sot në Mynih mes Kosovës e Serbisë për hekurudhat dhe autostradat.

Është ministri i Brendshëm, Agim Veliu ai që përmes një postimi në Facebook ka thënë se çdo marrëveshje e arritur e cila dërgon në normalizim të raporteve mes dy shteteve, është e mirëpritur.

Ai ka komentuar edhe letrën e sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, mirëpo pa përmendur taksën. Për këtë, Veliu ka thënë se është angazhim i qartë i SHBA-së.

“Roli kyç i SHBA-së në dialogun e Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm. Çdo marrëveshje e arritur, e cila çon në normalizim të raporteve mes dy shteteve dhe në njohje reciproke është e mirëpritur. Letra e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, z. Pompeu dhe angazhimi i Ambasadorit Grenell janë tepër të qarta”, ka shkruar Veliu./Llapi.info