Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka larguar ushtruesin e detyrës së kryeshefit të Inspektoratit Policor, Exhevit Zuka.
Veliu ka shfuqizuar vendimin e datës 23 prill të këtij viti, të marrë nga ish-ushtruesi i detyrës i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili pas shkarkimit të ish-kryeshefes, Miradije Kelmendi nga kjo pozitë, e caktoi Zukën ushtrues detyra.
KOHA ka marrë vesh se në vend të Zukës, është caktuar Kushtrim Hoda, i afërt me LDK-në. KOHA ka mësuar se ai është familjar i shefit të asambleistëve të LDK-së në Prizren, Haziz Hodaj.
Koha kishte raportuar se 5 drejtorë të departamenteve të IPK-së, po hetoheshin për shkelje disiplinore, në mesin e tyre siç ka mësuar KOHA është edhe Hoda. Hetimi është mbyllur, pos sipas informatave të KOHËS, një gjë e tillë është bërë me arsyetimin se ka përfunduar koha e paraparë ligjore përç hetim disiplinor