Avokati kosovar, Vedat Gashi është zgjedhur ligjvënës i qarkut në Westchester.

Gashi iu ka premtuar qytetarëve se ai do të zgjohet që të rregullojë jetesën e familjeve që jetojnë në Yorktown.

Ai ka qenë i angazhuar në Qeverinë e Kosovës gjatë vitit 2004-2007 si këshilltar duke qenë pjesë e parapërgatitjeve për procesin e negociatave të Vjenës, që si rezultat sollën Pavarësinë e Kosovës, me Planin e Marti Ahtisaarit.

Për një kohë Gashi ka vepruar si këshilltar i Lutfi Hazirit atëherë zëvendës kryeministër i Kosovës, në Qeverinë Haradinaj, Kosumi dhe Çeku.


Gashi është një avokat nga Kosova me banim në në Yorktown të New Yorkut. Ai prej vitesh jeton me gruan dhe fëmijët e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku njihet si kontribues dhe lobist i madh i çështjes kombëtare në Amerikë.

Ndryshe, Gashi nuk është shqiptari i parë që fiton në zgjedhjet nacionale në Amerikë.

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, përmes Twitterit ka thënë se, janë tre shqiptarë që tashmë e kanë konfirmuar fitoren në garat e tyre.

“Përgëzime për komunitetin shqiptaro-amerikan. Tej mase krenare që në zgjedhjet e djeshme lokale ne SHBA, 3 shqiptaro-amerikan tashmë e kanë konfirmuar fitoren në garat e tyre”, ka shkruar Çitaku.