Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, njëherësh edhe kryetar i kësaj dege në Podujevë, Agim Veliu, ka arrit të bëhet deputet i legjislaturës së re të Kuvendit, shkruan Llapi.info.

Madje, Veliu është i vetmi kandidat që ka arritur të zë ulëse nga të gjithë kandidatët tjerë të LDK-së në Llap.

Ai ka arritur të marrë 11 mijë 808 vota, kurse në Podujevë ka kapur mbi 5 mijë 600 vota.

Fidan Rekaliu, Ekrem Hyseni, Fatlume Jaha, Visar Hoti dhe Zahide Gërvalla nuk kanë arritur t’i marrin votat e mjaftushme për t’u bërë deputet.

Ndërkaq, të gjithë kandidatët nga Lëvizja Vetëvendosje, dega në Podujevë, kanë arritur t’i zënë ulëset e Kuvendit.

Fitim Haziri, Saranda Bogujevci, Vendenis Lahu, Driton Hyseni e Fatmir Humolli kanë arritur numrin e mjaftueshëm të votave për t’u bërë deputetë./Llapi.info