Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 3 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 1.859 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve nuk është asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 9 pacientë. Rastet e reja janë nga Komunat: Viti, Prizren dhe Prishtinë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,788 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,260 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 105.362 Në total numri i rasteve aktive është 166./Llapi.info