Futbollisti shqiptar, Labinot Harbuzi, ka vdekur në moshën 32-vjeçare.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediumet suedeze, aty ku Harbuzi ka luajtur për shumë vjet.

Nuk dihen shkaktarët e vdekjes së tij.

Harbuzi ka luajtur për grupmoshat e të rinjve të Suedisë, ndërsa karrierë ka zhvilluar në shumë klube të njohura në Suedi, Holandë e Turqi.

Kishte luajtur në Feyenoord, Malmo, Genclerbirligi, Manisaspor dhe së fundmi në Melaka.