Nëntë alpinistë kanë vdekur në Himalaje, pasi një stuhi bore shkatërroi kampin e tyre.

Pesë nga alpinistët kanë qenë nga Koreja e Jugut, ndërsa katër nga Nepali që ishin edhe udhërrëfyesit e ekspeditës, shkruan The Himalayan Times.

Trupat e personave, u gjetën të shtunën në mesin e rrënojave në një kamp bazë në malin Gurja ku po prisnin për mot më të mirë që ta vazhdonin rrugën për kampin e radhës.

Tragjedia ka ndodhur të premten në mbrëmje.