Ka ndërruar jetë sot profesori në shkollën e mesme të Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”, Ismet Nishefci, njofton Llapi.info.

Ai ka ndërruar jetë sot në moshën 66-vjeçare, ndërkohë që për disa dekada ka shërbyer në arsimimin e brezave të rinj. Nishefci ishte njëri nga figurat qendrore të Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë, profesori shumëvjeçar i filozofisë e sociologjisë

Sipas familjarëve, varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat e fshatit Balloc, nga ora 15:00./Llapi.info